3 deputete te Parlamentit Evropian i drejtohen Komisionit me pyetje per Teatrin...

3 deputete te Parlamentit Evropian i drejtohen Komisionit me pyetje per Teatrin Kombetar

112
0
Shares

Tre deputetë të Parlamentit Europian i janë drejtuar Komisionit Europian me disa pyetje në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane, Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP), i kandë drejtuar dis apyetje Komosionit Europian pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Europarlamentarët kërkojnë të dinë nga Komisionin Europian nëse ëhstë në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit.

Si dhe çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?

“Shembja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe kërcënimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit. Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP) — Eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane.

Bashkimi Europian ka një politikë fqinjësie të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik e social dhe mbrojtjen e vlerave që përkufizojnë projektin europian. Siç u pa edhe tek samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në 6 Maj (e cila rezultoi në një paketë ndihme prej 3 miliard eurosh), afrimiteti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor është një shembull shumë i mirë i kësaj politike, e cila përfshin 6 vende kandidate bashkë me Shqipërinë.

Në 17 Maj, autoritetet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar.

A mund të përgjigjet Komisioni Europian për:
1 – A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit?
2 – Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?”- thuhet në deklaratën zyrtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY