Rekordi i rasteve me koronavirus, Rama bën lëvizjen në qeveri, shton ‘forcat’...

Rekordi i rasteve me koronavirus, Rama bën lëvizjen në qeveri, shton ‘forcat’ tek Shëndetësia

267
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e Albert Nikollës në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Albert Nikolla ka qenë aktualisht këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për çeshtjet sociale dhe ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”.

Ai do të jetë zëvendësministri i tretë i Ministrisë së Shëndetësisë, që në këto kohë po përballet me sfidave e vështirë të pandemisë së koronavirusit.

Zëvëndësministrjat e tjerë janë, Mira Rrakacolli dhe Bardhylka Kospiri.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thekson vendimi i Qeverisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY