Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e Albert Nikollës në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.
Albert Nikolla ka qenë aktualisht këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për çeshtjet sociale dhe ka qenë mjaft aktiv në realizimin e “Paktit për Universitetin”.
Ai do të jetë zëvendësministri i tretë i Ministrisë së Shëndetësisë, që në këto kohë po përballet me sfidave e vështirë të pandemisë së koronavirusit.
Zëvëndësministrjat e tjerë janë, Mira Rrakacolli dhe Bardhylka Kospiri.
“V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thekson vendimi i Qeverisë.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/