Aleanca për Teatrin tjetër padi, në krye të listës Kryeministri Edi Rama

Aleanca për Teatrin tjetër padi, në krye të listës Kryeministri Edi Rama

153
0
Shares

Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi në SPAK lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kallëzimi i ri ka një sërë emrash, ndërsa i pari në listë është kryeministri Edi Rama, të cilin artistët dhe aktivistët e akuzojnë për “shpërdorim detyre”.

Ndërkaq, lista e të kallëzuarve është e gjatë, në të përfshihen po ashtu kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe vijon më pas deri tek inxhinierë.

Në fjalën e tij, regjisori Edmond Budina tha se artistët do tu rrinë pas qafe atyre që kryen këtë krim monstruoz sipas tij, për të cilën ka lemerisur e gjithë bota.

Ky është kallëzimi i tretë që bëhët në Prokurorinë e Posaçme. Artistët po ashtu kanë depozituar padi edhe në Prokurinë e Tiranës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY