Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19.
59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë shkon në 35 numri i viktimave ne total gjate gjithe epidemise. Sakaq, sot kemi rekordin e ri te shenuar me raste qe shkojne ne 44, ku rastet jane te shperndara ne shume qytete, te cilat ministria i argumentoi si kontakte me raste te konfirmuara me pare por dhe nga mungesa e kontrollit.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/