Dyfishimi i infeksioneve ne pak dite, mjeku Pipero: Gjendja do te stabilizohet...

Dyfishimi i infeksioneve ne pak dite, mjeku Pipero: Gjendja do te stabilizohet shpejt

201
0
Shares

Megjithse shifrat e te infektuarve te rinj u dyfishuan nenpak dite ne Shqiperi, mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shprehur se situata do të shkojë drejt stabilizimit së shpejti.

Pipero i ka thënë Gazetës Shqiptare se nuk beson se do të rikthehen masat e ashpra që u ndërmorën në muajin mars. “Nuk besoj se do të ketë rikthim të masave, edhe gjendja do stabilizohet shpejt!”, është shprehur ai.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në deklaratën zyrtare për situatën nga CoVid-19, tha se: Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY