“650 mln euro borxh”, Rama e quan sukses: Baza për planin tonë...

“650 mln euro borxh”, Rama e quan sukses: Baza për planin tonë kombëtar Shqipëria 2030

98
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndihet i lehtësuar pas emetimit të eurobondit, ku Shqipëria arriti të marrë në tregjet ndërkombëtare eurobondin me vlerë 650 milionë euro me një normë interesi prej 3.65% dhe afat maturimi 7 vjeçar.

Në Konferencën për shtyp me ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj organizuar mesditën e sotme, Kryeministri e quajti “sukses të jashtëzakonshëm” dhe  “një vlerësim për librin e llogarive të një shteti të besueshëm”.

Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet që në radhë të parë na shikon si vend të besueshëm në raport me institucionet financiare dhe në radhë të dytë na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit e investimit. Është një bazë që konsolidon planin tonë kombëtar Shqipëria 2030. Kur vendi del në tregjet e kapitaleve është në një proces të hapur ku synimet jo gjithmonë përputhen me kërkesën e tregjeve. Atyre që thonë hë mo se borxh morët, ju kujtoj që çdo njeri që hyn në një sistem bankar nuk mjafton të duash të marrësh borxh por duhet të gjesh dhe ata që të japin borxh dhe duhet të kenë besim. Është vlerësim për librin e llogarive të vendit”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Rama tha se eurobondi  është “bazë që përfundimisht konsolidon planin tonë të ri kombëtar “Shqipëria 2030” dhe nuk la pa komentuar akuzat e PD-se.

Sa për akuzat e bëra nga opozita, lidhur me borxhin e ri në kurriz të vendit, Rama ka thënë se ato janë një avaz që në këtë rast nuk shkon fare, ndërkohë që PD-ja është si fluturimi i balonës tabake pa bisht.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY