‘Turp’, ‘Turp Edi Rama’. Me këto brohërima, dhjetra maturantë, të cilët rezultojnë jofitues për të vazhduar studimet e larta, po protestojnë sot para Kryeministrisë. Ata shprehen se pavarësisht mesatareve të larta që kishin përgjatë tre viteve në gjimnaz, nuk arritën që të fitonin një nga degët e formularit, apo e drejta e studimit u doli në një degë që s’u pëlqente.
“Me mesataren e AKP e kam nxjerr mesataren 9, ndërsa mesataren e përgjithshme të tre viteve e kisha 9.5. Mora një degë që nuk e pëlqej.”, pohoi një prej maturanteve të zhgënjyera, duke shtuar se si rasti i saj ka edhe shumë të tjerë. Një tjetër maturant theksoi se Ministria e Arsimit ndryshoi rregullat në fund të ‘lojës’.
Kjo nuk është hera e parë kur maturantët janë hedhur në protestë, pasi ka pasur pakënaqësi që në fazën e parë të përzgjedhjes. Ministria e Arsimit deklaroi se kishte shumë kuota të lirë, gjë që do t’i jepte mundësi të gjithë maturantëve jofitues në fazën e pare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/