ARSYEJA/Ndërkombëtarët refuzojnë kërkesën e KLGJ: Nuk japim opinion për rastin e Dvoranit

ARSYEJA/Ndërkombëtarët refuzojnë kërkesën e KLGJ: Nuk japim opinion për rastin e Dvoranit

133
0
Shares

Dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar të japin opinion lidhur me çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Ata thonë se nuk pranojnë të japin opinione për çështje individuale, pasi kjo në rastin konkret është përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një cështje individuale.

Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për çështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kërkesa për opinion iu drejtua nga Këshilli të Lartë Gjyqësor më 5 maj 2020.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY