Një 81-vjeçare humbi jetën në spitalin infektiv ditën e sotme. Dyshimet e para ishin se ajo mund të kishte vdekur nga Covid-19 pasi ishte e infektuar.
Por Minsitria e Shëndetësisë informoi se 81 vjeçarja ishte asimptomatike dhe se ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve.
81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.
Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1341.
Njoftimi i plotë
Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vdekje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve
Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.
81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/