Zbulohet skema e atentatit dhe shtepia nga vezhgohej Ardian Capja

Zbulohet skema e atentatit dhe shtepia nga vezhgohej Ardian Capja

518
0
Shares

Ardjan Çapja, 55-vjeçari dyshohet se u vezhgua per nje kohe te gjate nga një ndërtesë e pabanuar në hyrje të Krastës, ndërsa ekspertet kanë arritur të përcaktojnë dhe vendin se nga ku është qëlluar 55-vjeçari.

Në ndërtesën e pabanuar dykatëshe në hyrje të Krastës policia ka gjetur disa prova të cilat ngrenë dyshime për vëzhgimin e lëvizjeve të familjes Çapja, transmeton a2cnn.

Në ndërtesë janë gjetur bishta cigaresh, por edhe një zonë e cila ishte pastruar dhe vendosur disa tulla. Fillimisht u mendua se qitja mund të ishte bërë në këtë pikë, por më pas nga hetimet rezultoi se është bërë në një tjetër vendndodhje.

Prokuroria mendon se snajperi ka qëlluar nga nje pikë në hyrje të kodrës së Krastës. Zona është e lartë, ndërsa ka fushëpamje të rrugës, në të cilën mendohet se ka dalë Ardian Çapja nga vila për në biznesin në pronësi të tij. Dyshohet se arma e kalibrit të lartë ka qenë e fiksuar në makinën, e cila dyshohet e vjedhur.

Ekspertët mendojnë se atentatori është i mirëpërgatitur si forcat komando apo ato RENEA, ndërsa ka llogaritur dhe shpejtësinë e erës, por ka gabuar vetëm në një detaj, atë të rrymave ajrore që shkakton gryka e Krastës, transmeton a2cnn.

Kjo ka rezultuar në goditjen e objektivit në shenjë, por jo duke e eliminuar atë. Nga ana tjetër, policia ka të dhëna se pranë vendit ku mendohet se është qëlluar me snajper është gjetur një xhup edhe një maskë, por të cilat janë marrë nga persona ende të paidentifikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY