Rikthehet në detyrë, zbardhet vendimi i Apelit për gjyqtarin Luan Dacin

Rikthehet në detyrë, zbardhet vendimi i Apelit për gjyqtarin Luan Dacin

122
0
Shares

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Luan Dacin, i pezulluar nga detyra si anëtar i Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë që pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Kështu Apeli rikthen në detyrë gjyqtarin Daci i akuzuar për falsifikim dokumentesh..

Luan Daci akuzohej se ka mashtruar institucionet shqiptare, ndërkohë që ka pasur rol kryesor në mbajtjen në punë ose largimin të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri gjatë procesit të vettingut.

SPAK e akuzonte gjyqtarin për falsifikim të dokumenteve, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY