“Heshti për 15 kushtet e Bundestagut”, Ish-deputeti thekson detajet në mbledhjen e...

“Heshti për 15 kushtet e Bundestagut”, Ish-deputeti thekson detajet në mbledhjen e integrimit: Një bravo vetëm për Ruçin

145
0
Shares

Pas paraqitjes se kryeministrit Edi Rama ne keshillin kombetar te Integrimit, Genc Pollo ka denuar heshtjen e kryeministrit per 15 kushtet e Bbashkimit Evropian.

Pollo shkruan se duhet te flitej dhe per permbushjen e kushteve, ndersa per kete ish-deputeti thote se foli vetem Gramoz Ruçi.

“Edi Rama foli sot gati gjysëm ore në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Foli për të gjitha por jo për kryeçeshtjen; nuk zuri me gojë 15 kushtet të cilat fillimisht Bundestagu e pastaj Këshilli Europian i vendosën qeverisë në mënyrë që Shqipëria të mundet të fillojë negociatat e antarësimit.

Dy syresh janë reforma zgjedhore dhe zbatimi korrekt i saj; dy të tjera janë anullimi i ligjeve antifjalë dhe denimi i votëblerësve. E kështu me rradhë!Kur flitet për perspektivën europiane të Shqipërisë tek ne apo në BE flitet vetëm për përmbushjen e këtyre kushteve. Të cilat në rradhë të parë ndihmojnë restaurimin e normalitet demokratiko-kushtetues.

Një bravo për Gramoz Ruçin i cili i përmendi këto kushte duke shtuar se përgjegjës për to është qeveria👏🏻’,-shkruan Pollo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY