Koronavirusi rikthehet në Lezhë, pse vatra e re paraqitet e rrezikshme

Koronavirusi rikthehet në Lezhë, pse vatra e re paraqitet e rrezikshme

276
0
Shares

Pas më shumë se dy muajsh, rikthehet sërish Covid-19 në Lezhë.

Nje paciente 57-vjeçare e shtruar para disa ditësh në spitalin Rajonal të Lezhës me probleme respiratore, ka rezultuar pozitive me Covid-19 pas testit që i është bërë.

Ende nuk dihet se nga mund ta ketë marrë virusin, ndërsa gjurmimi i personave të kontaktit edhe në radhët e personelit mjekësor që i kanë shërbyer.

Kjo vatër e re konsiderohet disi problematike, pasi djali i pacientes punon si shpërndarës picash në qytet.

Sot ishte dita me numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga fillimi i panemdisë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 36 raste të reja duke e çuar në 1,299 numrin total të të infektuarve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY