Avokati i “Dajes” paralajmëron padi për drejtorinë e Burgjeve: E lanë të...

Avokati i “Dajes” paralajmëron padi për drejtorinë e Burgjeve: E lanë të vdiste në qeli, u reagua vonë

173
0
Shares

Avokati i Ragip Hajdinit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm te Trauma ka deklaruar se do të bëhet kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302.

Avokati Baftjar Rusi është shprehur  se institucioni i burgjeve nuk është kujdesur për shqetësimet e tij shëndetësore. Sipas tij nuk janë lejuar familjarët për ta parë dhe është bërë protestë nga të dënuarit te 302 që ai të transferohej në Spitalin e Traumës për kurim.

Avokati thekson se Hajdinit iu hoq një masë e madhe tumorale nga trupi, por që nuk arriti të mbijetojë. Sipas tij, 50-vjeçari është trajtuar me vonesë, dy muaj pasi sëmundja agravoi.

Të paktën rreth 2 muaj është neglizhuar në mënyrën më çnjerëzore. Pasi u ngritën në revoltë të burgosurit e kanë çuar në spitalin e Traumës. Kuprohej që ishte faza shumë e avancuar e sëmundjes. Kishte një masë shumë të madhe tumorale. U hoq ajo masë por nuk funksionoi më”, shprehet avokati.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY