Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ditën e sotme shumë përzëmërsisht dhe të buzëqeshur para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit në Pallatin e Kongreseve.
Ata kanë respektuar “kodin” e pandemisë duke takuar bërrylat me njëri-tjetrin për shkak të situatës së koronavirusit.
Ata më pas kanë hyrë në ambientet e brendshme të pallatit të Kongreseve të shoqëruar edhe nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ishin sot të ftuar të marrin sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Në tryezë eshte dhe kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. Presidenti Meta në fjalën e tij nenvizoi zbatimin e kushteve dhe vullnetin politik per te parandaluar krizat e njepasnjeshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/