E denoncoi PD/Prokuroria për kryebashkiakun: Malaj i dënuar, por ligji nuk e...

E denoncoi PD/Prokuroria për kryebashkiakun: Malaj i dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën

131
0
Shares

Ne muajin Janar, Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Matit Agron Malaj se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

“Ky është rasti i pestë që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin. PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ të administrojë pa vonesë vendimin e Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Agron Malajn”, tha Bardhi.

Por Prokuroria ka kthyer përgjigje në lidhje me Malajn, pas hetimeve që ka kryer dhe organi i akuzës ka mbyllur hetimet. Ndersa vete Malaj tha se është dënuar, por se e ka treguar atë në formularin e dekriminalizimit.

Ne dokument thuhet se për Matajn nuk rezulton të ketë indicie apo të dhëna a rrethana, fakte të bëra publike apo informacion, për:

– Veprimtari kriminale të kryer jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

– Urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e e ndonjë vepre penale prej tij.

– Marrjen e ndonjë mase dëbimi ndaj tij.

– Përdorimin e gjeneraliteteve të tjera.

Dokumenti i datës 8 qershor firmosur nga prokuri Sokol Stojani, do t’i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY