FOTO/Plehrat pushtojnë Durrësin, mjeku bën thirrje për protestën e sotme: Po na...

FOTO/Plehrat pushtojnë Durrësin, mjeku bën thirrje për protestën e sotme: Po na groposin së gjalli

241
0
Shares

E gjitha zona e Durresit, prej disa ditesh eshte duke u perballur me pirgun e madh te plehrave, te cilat, mga mosmarreveshjet dhe zgjidhjet nga Bashkia nuk ofron, kane detyruar qytetaret te reagojne.

Plehrat hidhen rrugeve duke krijuar pirg te madh dhe behen burim i ndotjes duke ndotur dhe ajrin qe qytetaret thithin sikurse jane nje element per te larguar turistet ne kete sezon.

Madje dhe ne nje deklarate te fundit, PD bente me faj Bashkine Durres duke u shprehur: Ne 2018 si pasoje e djegies ne qiell te hapur te mbeturinave ne Porto-Romano u shpall emergjenca mjedisore. Eshte bere nje tender korruptiv prej 11,5 milion Euro per ta kthyer fushen ku digjeshin mbetjet ne Porto-romano ne Eco-Park. Ndersa jane levruar parate e korrupsionit nuk ka para per te hequr mbetjet e shperndara, ne te gjithe qytetin, ne fillim te sezonit turistik. 

Të mërkurën të gjithë me plehra nëpër duar për per ti hedhur në koshin e plehrave, aty ku dhe e kanë vendin, ne Bashkin e Durrësit!!!

Publiée par Petro Vokopola sur Lundi 8 juin 2020

Me thirrjen “Po na groposni per se gjalli”, banore, intelektuale, te rinj e prinder, te merkuren ne oren 19:00 do te protestojne tek sheshi i Bashkise se Durresit. Kjo situate katastrofike ndodh ne nisje te nje sezoni te veshtire turistik, ku Durresi, pervec demtimit nga termeti, i duhet te perballoje ndotjen mjedisore te shkaktuar nga keqmenaxhimi i Bashkise Durres.

Per kete shkak prej ditesh banoret jane revoltuar dhe kerkojne zgjidhje urgjente per pastrimin e mbetjeve te cilat po shkaterrojne imazhin e asaj cfare ka mbetur nga Durresi turistik.

Mjeku Petro Vokopola ka mbeshtetur protesten e se merkures: “Të mërkurën të gjithë me plehra nëpër duar për ti hedhur në koshin e plehrave, aty ku dhe e kanë vendin, ne Bashkinë e Durrësit!!!”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY