Del ekspertiza per vdekjen e 2 binjakeve ne Berat, rrezohet alibia e...

Del ekspertiza per vdekjen e 2 binjakeve ne Berat, rrezohet alibia e qumshtit, ndodhi nga batanijet

310
0
Shares

Kanë dalë rezultatet e analizave bakteriologjike, fizike e kimike të vdekjes së binjakëve 5 muajsh në Uznove te Beratit në janar të këtij viti.

Sipas analizave që kanë mbërritur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat thuhet se në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, ndërkohë që edhe qumështi me kuti që përdorej për të ushqyer fëmijët nuk ka pasur në përbërjen e tij elementë toksikë.

Sipas analizave të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë ka rezultuar se vdekja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit. Mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve-asfiksimin e foshnjeve dhe vdekjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY