FOTO/Kritiku italian e bën Bylisin qytet grek, reagon Neritan Ceka: Kush do...

FOTO/Kritiku italian e bën Bylisin qytet grek, reagon Neritan Ceka: Kush do ia ketë thënë?

254
0
Shares

Ndoshta eshte nje gafe apo pakujdesi, kjo mbetet per tu pare, por fakti se Bylisi eshte marre i mireqene si territor grek eshte per tu alarmuar paksa.

Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ka zhvilluar një tur në jug dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka ka reaguar në lidhje me një gafë që kritiku ka bërë përmes një postimi në Instagram.

Zgarbi ka postuar një foto me Bylisin në sfond dhe shkruan se pamja pas është gjithë çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek. “Në Bylis, në Shqipëri, midis mbetjeve arkeologjike të qytetit grek të panjohur,”shkruan ai.

Ndërkohë Ceka në reagimin e tij për gafën e Sgarbit, ka fajësuar ministren e Kulturës, Elva Margariti.

 “Kush do ia ketë thënë Sgarbit që Bylis është grek? Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastriotëve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një here zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrisë së Kulturës. Amen!,”shkruan Neritan Ceka.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY