Hapet fjala per largimin e Blushit nga Top Channel, por gazeta e...

Hapet fjala per largimin e Blushit nga Top Channel, por gazeta e televizionit reagon ashper edhe pse alternativa eshte dhenderri

372
0
Shares

Ka nisur nje debat mes mediave qe zoterohen nga njerez me leke ne tregun mediatik personal shqiptar.

Gazeta Shqip i eshte sulur Ermal Mamaqit pasi ky i fundit publikoi ne xing.al nje shkrim ne lidhje me largimin e mundshen te Ben Blushit dhe zevendesimin e tij me Ledio Licin.

Lajmi eshte hedhur poshte nga Top Channel duke shkruar se ky eshte nje fake news i Mamaqit pas deshtimit te tij per te pasur nje program ne Top Channel.

“Pasi kërkoi për muaj me radhë për të qënë pjesë e Top Channel, duke propozuar formate të ndryshme, humoristi Ermal Mamaqi ka nisur me fakenews. Ditën kur i hoqën patentën për tejkalim shpejtësie, Mamaqi në vend të merret me hallin e vet, zgjedh të bëj të kundërtën.

Mamaqi bën një fakenews, për median më të madhe në vend. Lajmi për ikjen e Drejtorit Ben Blushi nga Top Channel, është një shpifje e vjetër, që riprodhohet çdo 3 muaj.

Por ajo që të bën përshtypje është tekstshkruesi Ermal Mamaqi, i cili me një humor të skaduar, kërkon të bëj ndonjë “skup”.

Natyrisht kjo bëhet për ndonjë ftesë për drekë që ha në restorantin në Palasë. Por, Mamaqi duhet ta dijë, që pasi të konsumojë drekën, do ta hedhin në det njësoj si Vittorio Sgarbin, komedianin e njohur italian, që sajoi mbytjen një ditë më parë.

Në ndryshim nga Sgarbi, Mamaqi do ta dalë nga bregdeti më lakuriq, si në përmbajtje ashtu edhe në humor.

Do të ishte e udhës që humoristi të kishte pranuar shkeljen e ligjit, me tejkalimin e shpejtësisë se sa të merrej me lajme të pavërteta kundër Top Channel.

Më mirë të zgjidh problemin sesi do të udhëtojë me Renaultin e tij, sesa të qajë hallin e Top Channel që është si Ferrari në mediat shqiptare”, shkruan gazeta shqip.

Ne fakt largimi i Blushit prej Top nuk do ishte nje zgjedhje e keqe. Blushi e ka demtuar televizionin duke e kidhur ate shpesh me interesa private.  Ndersa Ledio mund te mos kete formatin e mendimitvte Blushit por ka nje pervoje te bollshme ne Tv qe mund ti sherbente per mire edhe tv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY