Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi sot kryesisë nisjen e procesit te konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.
Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.
PD është e vetmja parti që po zbaton parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve oër deputetë.
Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, ne te gjotha deget e PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/