Rreth orës 04:00, tek Sheshi “Avni Rustemi”, është vjedhur argjendaria e shtetasit me inicialet P. Sh.
Nga hetimet ne vendin të ngjarjes rezulton se vjedhja është kryer duke përfituar nga godina në krahë e cila është në ndërtim e sipër, nga ku është hapur në mur një dritare dhe më pas kanë hyrë në argjendari.
Grabitësit kanë hapur dy të çara një mur, duke hyrë më pas në ambientet e argjendarisë. Hajdutët pasi kanë hyrë brenda kanë marrë çfarë kanë mundur. Grabitësit kanë marrë çfarë kanë gjetur, duke shkaktuar një dëm prej 700 mijë eurosh
Grupi hetimor po punon për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë në këtë ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/