VIDEO & DETAJE/ Vjedhja e argjendarisë, hynë për xhiron ditore, por gjetën...

VIDEO & DETAJE/ Vjedhja e argjendarisë, hynë për xhiron ditore, por gjetën çelësat në sirtar dhe morën ç’kishte kasaforta

133
0
Shares

Pronari i argjendarisë së grabitur mbrëmjen e djeshme, Pavlo Shkarpa shprehet, se nëse ngjarja nuk zbardhet i mbetet të shpallë falimentin. Ai thotë se autorët i kanë marrë 8 kg flori, 25 kg argjend dhe shumë ora të markave të ndryshme. Shkrapa thotë se vlera e tyre arrin në 500 mijë euro.
Fajtor për këtë ngjarje ai bën ndërtimin krah biznesit të tij që është pezulluar si dhe firmën e sigurisë që nuk e ka njoftuar në momentin që ka diktuar që dikush ka hyrë në dyqan,
“Përfundimisht falimentova, por shyqyr që jam jetë se miq të mi në këtë profesion janë vrarë”, shprehet pronari.
“Kam bërë çfarë është e mund për të mbrojtur sigurinë e saj. Është vjedhur komplet serveri dhe kamera brenda. Firma e sigurimit privat nuk e ka çuar deri ne fund hetimin, ata nuk më kanë njoftuar për rënies së alarmit”, shprehet ai.
“Vjedhja është spektakolare, mafioze e organizuar dhe sofistikuar. Ka një organizim perfekt nga mënyra se si janë marrë gjërat. Ata janë njohës të mirë të vjedhjes së floririt. Janë gjetur çelësat e kasafortës që ishin të fshehur shumë mire. Është hera e dytë që vidhem brenda 3 muajsh. Tani nuk jam i siguruar pasi jam në gjyq për vjedhjen e pare”, përfundon ai.
Një grabitje spektakolare ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Grabitësit kanë arritur të hyjnë në një dyqan argjendarie.
Grabitja ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri” dhe është kryer përmes çarjeve të murit nga pjesa e pasme e argjendarisë. Grabitja është konstatuar kur i zoti ka hapur dyqanin në mëngjes.
Policia dyshon se synimi i grabitësve ka qenë të merrnin xhiron ditore, por ata kanë gjetur çelësin e kasafortës në sirtar.
Sipas Policisë, autorët nuk janë munduar shumë për të marrë atë që kërkonin pasi kanë gjetur çelësin e kasafortës në sirtarët e dollapit.
Ata kanë marrë kamerat e sigurisë si dhe hard diskun ku ruhen pamjet që kamerat kanë xhiruar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY