Arrestohet komisari i policise se Fushe Arrezit

Arrestohet komisari i policise se Fushe Arrezit

260
0
Shares

Eshte ndaluar komisari i policise ne Fushe Arrez Izmir Duraku, pasi dyshohet per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY