Atentat kuksianit ne Londer, i lare ne gjak ne sediljen e makines

Atentat kuksianit ne Londer, i lare ne gjak ne sediljen e makines

575
0
Shares

Një i ri shqiptar nga Kukësi u qellua ne Londer me arme ne nje rruge te populluar te Londres gjate një atentati ende te pazbardhur.

20-vjeçari i identifikuar si D. Gashi ndodhet në gjendje krítike për jetën pasi ishte shënjestër e ngjarjes që ndodhi ditën e djeshme në Barking në Lindje të Londrës.

Pasi po qëllohej me plumba, i riu humbi kontrollin e automjetit tip “Ford” dhe u përplas me bordurën e një lagje të populluar. 20-vjecari mori plagë të rënda dhe mbeti pa ndjenja, i mbuluar me gjak në sediljen e shoferit ku dukej nga xhami edhe vríma e plumbit.

I riu me origjinë nga Kukësi ishte i shoqëruar me një tjetër person, që ka marrë plagë nga atentati, autorët e të cilit nuk dihen ende.

Në vendngjarje arritën menjëherë ambulanca dhe forca policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por ende nuk ka të arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY