DOKUMENTI/ Pollo komenton vleresimin e Venecias per ligjet ‘antishpifje’

DOKUMENTI/ Pollo komenton vleresimin e Venecias per ligjet ‘antishpifje’

93
0
Shares

Ish kreu i Komisionit te Medias ne vitet 2013-2017, Genc Pollo paralajmeron mundesine e rrezimit te ligjeve per median online nga Venecia.

“Po dëgjoj se Komisioni i Venecias ka konkluduar për ligjet antifjalë të shefrilindistit se : “the legal tools introduced in the draft amendments may do more harm than good to the freedom of the expression in Albania, insofar as the online media are concerned” (bëjnë më shumë dëm se hajër).
Megjithatë të presim opionin zyrtar në 18 qershor!“, thote Pollo.

Permbkedhje e opinionit:

Sipas Komisionit të Venecias, Autoritetit të Medias Audiovizive i jepen fuqi të mëdha administrative për median “online”, prandaj kërkohet të rishikohet formula e përzgjedhjes së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave.

“Përbërja e AMA-s dhe Komiteti i Ankesave, i cili zgjidhet nga AMA në bazë të rregullave të hartuara nga AMA, mund të krijojë shqetësime të ligjshme për pavarësinë e këtyre dy organeve. Prania e përfaqësuesve të komunitetit të medias dhe shoqërisë civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike, mund të jetë një hap që forcon pavarësinë e këtij organi.

Së dyti, “është e paqartë nëse anëtarët e AMA-s dhe të Komitetit të Ankesave janë mjaftueshëm të pavarur nga industria e madhe e mediave, në bazë të rregullave për papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesit”.

Gjobat e larta që ligji anti-shpifje parashikon për mediat, jo vetëm që kundërshtohen ashpër nga Komisioni i Venecias, por shihen si një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi.

“Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë” mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media”.

“Komisioni i Venecias nuk mbështet gjithshtu parashikimet ligjore të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave “online” në rast ankimimi në gjykatë”, lexohet në raport.

Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetërregullues që funksionon në mënyrë efektive dhe që përfshin të gjithë aktorët përkatës në fushën e mediave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY