Ngjarjet e fundit kriminale/PD akuzon Ramën dhe Lleshajn: Krimi bën festë, ndërsa...

Ngjarjet e fundit kriminale/PD akuzon Ramën dhe Lleshajn: Krimi bën festë, ndërsa policia ka ikur në drejtim të paditur

87
0
Shares

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe në veçanti Kryeministrin Edi Rama se sundimi i krimit në vend është shndërruar në një normalitet, sidomos tani gjatë periudhës së pandemisë.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një deklaratë nga selia e Pd ku theksoi se po ndodhin vetëm dhunë, përdhunime, plagosje, vrasje dhe se Rama nuk sheh pendesë për asgjë, por ka zgjedhur sulmin për t’I shpëtuar përgjegjësisë.

Vrasja e dyfishtë mbrëmë, në Krujë, është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e gjakshëm në vend ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja.

Janë të gjitha akte që frymëzohen nga mbrojtja e dhunës shtetërore prej Edi Ramës, Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut.

Dy vrasje në Krujë, vrasje në Vlorë, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë: krimi bën festë, Policia ka ikur në drejtim të paditur, se shefi i Policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje dhe duke rrahur një fëmijë; se Policia është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron që zbulojnë vetëm 30 fidanë. Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit.

Edi Rama, si strategu i të gjithë kësaj psikoze dhune dhe krimi që ka zaptuar vendin, nuk gjen asnjë shenjë pendese apo dhembshurie në rastin e fatkeqësisë së përdhunimit të një të miture 15 vjeçare, por i vërsulet kujtdo që kërkon llogari për këtë situatë”,-shprehet ish-deputeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY