Vijojnë arrestimet në Tiranë, 9 persona në pranga për vepra të ndryshme...

Vijojnë arrestimet në Tiranë, 9 persona në pranga për vepra të ndryshme penale

111
0
Shares

Bien në prangat e Policisë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Detajet i ka bere me dije vete policia si me poshte:

-Autoritetet bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

-Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 31 vjeç, pasi, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, gjatë kontrolli fizik, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i shtetasit E. Z., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në kodrat e Liqenit Artificial Tiranë, i ka vjedhur shtetases E. G., me dhunë nga qafa, varësen e floririt, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar fëmijën e tij të mitur, si dhe ka kanosur dhe përndjekur ish-bashkëshorten, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frikë asaj dhe familjarëve.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit E. Sh., 27 vjeç, pasi, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në banesë, ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myftar Gërbolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
——-
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. Sh., 18 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;

– I. D., 57 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.99 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY