Komisionerja propozon datën konkrete: Bëj thirrje për hapje të plotë të kufijve...

Komisionerja propozon datën konkrete: Bëj thirrje për hapje të plotë të kufijve brenda BE-së

353
0
Shares

Komisioni Evropian të enjten u bëri thirrje vendeve anëtare të BE që të heqin të gjitha kufizimet kufitare deri në fund të qershorit, i tha Euronews Komisioneri i Punëve të Brendshme Ylva Johansson, duke thënë se situata e virusit “po përmirësohej shpejt” në shumë vende.

Ne po afrohemi shumë afër një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme të kufijve dhe kontrollet e kufijve,” i tha Komisionerja e çështjeve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson për Euronews, duke folur në prag të një videokonferencë të ministrave të brendshëm evropian.

“Nesër do të propozoj që vendet anëtare duhet të heqin të gjitha kontrollet e kufijve të brendshëm sa më shpejt të jetë e mundur, dhe unë mendoj se një datë e mirë duhet të jetë fundi i qershorit,” shtoi ajo.

Johansson tha që ajo ishte “shumë e lumtur” kur shihte vendet e BE-së që po fillojnë të përfundojnë kontrollet e kufijve dhe të hapin përsëri BE-në dhe zonën pa pasaporta të Shengenit, pasi u ndal nga përhapja e COVID-19.

Ndërsa afrohet sezoni turistik i verës, disa kombe, përfshirë Francën dhe Belgjikën, kanë njoftuar rihapjen e kufijve të tyre, me më shumë kombe evropiane, përfshirë Gjermaninë, që do të ndiqnin te njejten praktike më 15 qershor.

Por, përkundër përpjekjeve për të koordinuar, lëvizjet janë vendosur ne menyre te pavarur nga secili shtet. Ende nuk është marrë një vendim për rihapjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Franca, Spanja dhe Italia janë ndër vendet më të goditura nga COVID-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY