Një person u plagos me armë sot në mëngjes në Tiranë ndërsa u gjet rastësisht pa ndjenja nga një kalimtar afër Qytetit të Nxënësit në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë mësohet se i plagosuri A.B. 23 vjeç ka pasur një sherr me tre të rinj të tjerë.
Dyshohet se sherri ka nisur pas një mosmarrëveshje në rrjetet sociale. Policia ka identifikuar tre autorët e plagosjes dhe i ka shpallur në kërkim.
Sa i përket dinamikës së ngjarjes, dyshohet se autorët i kanë zënë pritë viktimës dhe e kanë qëlluar me armë.
Njoftimi i policise:
Më datë 09.10.2016, rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, ka patur një konflikt.
Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., 23 vjeç, i cili ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve.
Në vëndgjarje janë gjetur 3 gëzhoja dhe mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të autorit të dyshuar.
Punohet për kapjen e shtetasit Sh. T., i dyshuar për kryerjen e kësaj ngjarje kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/