Policia e Elbasanit dhe Forcat Operacionale kanë kryer një operacion gjatë orëve të para të ditës së sotme duke arrestuar një person të shumë kërkuar.
Operacioni u krye në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit pasi policia lokale kishte marrë informacion se objektivi i tyre ishte në banesë.
Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për 33 vjeçarin Ervis Daka, ndërsa në banesë i janë kapur armë dhe një sasi municionesh. Armët dyshohet se janë ëprdorur në ngjarje kriminale dhe pritet verifikimi i tyre në laboratorin e policisë.
Daka ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2018 pasi bashkë me të vëllain goditën shefin e policisë, pasi kishin shkuar për të ushtruar në banesën e tyre.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/