Propozimi i parë për datën e zgjedhjeve parlamentare, jo në verë

Propozimi i parë për datën e zgjedhjeve parlamentare, jo në verë

48
0
Shares

Ndërsa Presidenti i Republikës ende nuk ka caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare për vitin 2017 ka ardhur edhe propozimi i parë për përcaktimin e datës së tyre. Operatorët turistikë i kanë nisur një letër Presidentit të vendit që të caktojë zgjedhjet pas mbyljes së sezonit turistik duke i kaluar ato nga qershori në tetor.

“Zgjedhjet e 2017-s të mbahen në muajin tetor si periudha që do të jepte më pak ndikim negativ në turizëm, e për rrjedhojë në ekonomi”, thuhet në një propozim nga Shoqata e Tur-operatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA).

“Nisur nga përvoja ndër vite, mund të themi se çdo vit zgjedhor rezulton të jetë më i dobëti në performancën e turizmit. Ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave, Banka e Shqipërisë apo edhe të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit. Duke qenë se aktiviteti turistik në Shqipëri është i përqendruar kryesisht gjatë muajve të verës, mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, apo edhe atyre lokale, në periudhën e kulmit të sezonit turistik, jep ndikim të madh negativ në sektorin e turizmit në veçanti, dhe në ekonominë e vendit në terësi. Për sa më sipër, referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 65 dhe neni 92/gj, si dhe në bazë të ligjit Nr. 10009, datë 29.12.08 “Kodi Zgjedhor i RSH”, i ndryshuar, neni 8, duke qenë se ekziston hapësira për të vendosur datën e zgjedhjeve në një nga periudhat e lejuara sipas këtij ligji, lutemi të vlerësoni mundësinë, që zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të mos përkojnë me sezonin turistik veror”, thuhet në letrën e ATOA-s.

Shqipëria ka dy kohë zgjedhore të përcaktuara në ligj, njëra nis në mars dhe mbaron në qershor dhe tjetra nis në shtator dhe mbaron në nëntor.

Prej vitesh Shqipëria ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve në dimër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY