Plagosja me armë e të riut në Shkodër, policia identifikon autorin

Plagosja me armë e të riut në Shkodër, policia identifikon autorin

94
0
Shares

Një 30-vjeçar, i identifikuar si shtetasi me inicialet R.Z është shpallur në kërkim si autor i plagosjes me armë zjarri të ndodhur një ditë më parë në Shkodër.

Mbi të rëndon akuza e plagosjes së lehtë me dashje.

Ngjarja u shënua në orët e para të mëngjesit të së enjtes në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, tek ish-kryqëzimi i degës, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagos me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY