Sa te verteta jane shifrat e Rames per administraten publike

Sa te verteta jane shifrat e Rames per administraten publike

93
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar idene e depolitizimit te administrates zgjedhore sonte ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut.

Rama e mbeshtet argumentin e tij ne faktin se administrata publike nuk ka ndryshuar shume nga viti 2013. Ai thote se vetem 33 per qind e administrates, punonjes me status kane hyre pas 2013 kur qeverisnin socialistet ndersa 67 per qind kane mbetur nga qeverisja e PD 2005-2013.

Edhe nese eshte keshtu duhet thene se tek 67 per qindeshi me shume se gjysma jane te majte. Kjo pasi PD kur erdhi ne pushtet nuk beri pastrim radikal te administratres sipas nje mekanizmi politik. Ndryshimet ndodhet vetem ne nivelet e larta te administrates. Dhe kjo eshte edhe arsyeja se pse PS ne 2913 nuk hoqi shume, hoqi vetem ata qe ishin potencialisht votues te PD. Dhe kete e beri pasi ndryshoi ligjin per administraten publike duke blere edhe nje deputet te djathte te PR nga Elbasani pasi i dha nje koncesion per shfrytezum pyjesh. E majta kishte 83 deputete dhe ligji ndryshonte me 84 te tille.

Tashme eshte dicka e njohur se administrata publike ne Shqiperi eshte me njerez te majte ne nje mase qe kalon 80 per qind.

Ky ishte argumenti i Rames tek opinion:

“Shqipëria ka 16 mijë e 500 komisionerë nëse komisionet janë me tre persona. Administrata publike shqiptare, me statusin e nëpunësit civil dhe që mbrohet nga ky status, ka afro 16 mijë persona, pavarësisht se këtu mund të përfshihen mësuesit që përfshihen në gjithë botën. Është hapur hapësira që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, pra të gjithë anëtarët e partive politike (brenda këtyre) që duan të regjistrohen vullnetarisht për të qenë komisionerë, me kushtin që të kenë një diplomë dhe të mos kenë probleme me ligjin, mund të regjistrohen, pra të gjitha partitë mund t’i nxisin ata që kanë bërë komisionerin më parë të regjistorehn. Dhe kështu krijohet një rezvuar njerëzish që mund të shkojë në 60 -70,  apo 100 mijë persona. Dhe në këtë rezervuar administrata pse është e rëndësishme?  Administrata do ta ketë me detyrim në rast se i bie shorti. Gjithë ky rezervuar është rezervuari ku do të selektohen njerëzit. Dhe do të bëhet me short, jo me emërim. Shortin do ta hedhi KQZ në mënyrë transparente.  Dhe këtu mund t’i bjeri shorti një anëtari të PD apo partive të tjera dhe sigurisht që do t’i bjeri shorti dhe një punonjësi të administratës. Punonjësi i administratës e ka me detyrim, vullnetarin nuk e detyron dot. Nëse ju më gjeni mua përtej mitologjisë një nëpunës civil që është i gatshëm të shkojë në komision dhe të rrezikojë vendin e punës dhe të drejtën për të punuar për shtetin shqiptar gjithë jetën  dhe shkon në burg për manipulime, atëherë ma tregoni kush është se një të tillë në Shqipëri nuk ka”, u shpreh Rama.

I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari se si mund të funksionojë besimi tek një administratë e punësuar nga politika, Rama tha:

“Dhe për t’u kthyer tek çështja e besimit , me lejoni t’ju jap një shembull.  Nëpunës civil në nivelin qendror, gjithsej janë 16 mijë. Në varësi të ministrive janë 9 mijë. E dini ju se sa nga këta 9 mijë kanë hyrë në punë pas vitit 2013. Vetëm 33%. 67% e tyre kanë hyrë në kohën kur qeveriste PD, një pjesë e madhe dhe një pjesë kanë qenë edhe më përpara”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama i pyetur nëse mazhoranca do ta kalojë në Kuvend Reformën Zgjedhore pa pëlqimin e opozitës tha se ata do të presin por jo pafund.

Po të jetë për ta bërë me ligj dhe me zakon ne shkojmë në parlament se dhe këta që janë jashtë nuk kanë gojë të flasin sepse nuk i borxh asnjëri, kanë bërë zgjedhjen e vet dhe dolën vetë nga parlamenti. por pikërisht se jemi në një moment të rëndësishëm dhe se unë dua t’ju provoj të gjithëve, që bëjeni si e do, si e duan këta, hajde thojeni dhe ne jemi dakord. Opozita nuk vendos dot që të na lërë ne me ligjin e vjetër. Kjo që ju quani opozitë nuk na thotë neve ju rrini me të vjetrën, se për ca dolën në rrugë këta. Ne jemi dakord me atë që u tha, topi është në fushën e tyre tani nëse Basha e merr e fut poshtë kanatjeres dhe i hipën përsipër ne nuk do presim pafund. Do presim ta mendojnë dhe të shohim ku do ta çojnë topin”- tha Rama.

Kryeministri tha se kreu i opozitës ka frikë nga zgjedhjet dhe se depolitizomi i reformës zgjedhore nuk është kusht i mazhorancës por nga ODIHR-i.

Lulzim basha nuk do zgjedhje, opozita është e frikësuar nga zgjedhjet. Un nuk kam ikur ndonjëherë nga zgjedhjet as nga parlamenti.  Opozita do pushtetin në tavolinë por këtë nuk ka për ta marrë ndonjëherë. Për mua nuk ka rëndësi as për PS. Kemi një kërkesë eksplicite, bëni reformën duke u bazuar te rekomandimet e ODIHR-it. Unë se kam problem të them kur ngulmoj. Po ju them që kjo që po  diskutojmë është frikë nga zgjedhjet e kreut të PD.”, deklaroi Rama./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY