Policia e Durrësit arrestoi një person pasi ka goditur punonjësin e policisë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Erenik Memaj 25 vjeç, banues në Durrës.
Dje rreth orës 21.00, familjarët e Memajt kanë kërkuar ndihmën e policisë, pasi ai ishte në gjendje të dehur dhe donte të udhëtonte me mjet.
Menjëherë në ndihmë të familjarëve kanë shkuar efektivat e Policisë.
Gjatë shoqërimit në polici, I arrestuari ka goditur punonjësin e policisë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Goditjet për shkak të detyrës” dhe” Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”parashikuar në nenet 237 dhe 236/1 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/