Flet Rama për herë të parë: Reformat elektorale nuk bëhen me konsensus,...

Flet Rama për herë të parë: Reformat elektorale nuk bëhen me konsensus, ja qëndrimi i mazhorancës për teknologjinë

115
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Kuvend kërkesën e vazhdueshme të opozitës për futjen e elektronikës në zgjedhje. Kreu i qeverisë tha se ODIHR nuk është aspak entuziast, ndërsa kujtoi edhe rastin e Gjermanisë, ku sipas tij “futja e teknologjisë në zgjedhje quhet antikushtetuese“.

Kryeministri ia hodhi fajin opozitës, pasi sipas tij maxhoranca ishte dakord për aplikimin e teknologjisë në zgjedhje.

ODIHR nuk ka qenë dhe nuk nuk është entuziast për teknologjinë në zgjedhje dhe nuk e ka rekomanduar. Gjermania e ka konsideruar antikushtetuese teknologjinë në zgjedhje. Por ODIHR përsërit vazhdimisht që teknologjia në zgjedhje të aplikohet me faza.  Bëmë të gjitha përpjekjet që në zgjedhjet lokale të 2019 të aplikonim projektin pilot në 2-3 zona. Nuk ndodhi sepse agjenda e opozitës ishte dhe mbete tjetër dhe ndërkohë koha vrapoi”, tha Rama.

Rama tha se në asnjë vend nuk bëhën me konsensus reformat elektorale. “Ato i vendosin kush ka votat në parlament”, tha kryeministri.

Sot në Kuvend – Fjala mbi Reformën Zgjedhore dhe dhunimin e vajzës së mitur, që ka prekur thellë ndjenjat e të gjithëve ne…

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 4 juin 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY