VIDEO/Basha tregon si ‘na i hodhi kryeministri’: Inaguroi të njëjtën fermë dy...

VIDEO/Basha tregon si ‘na i hodhi kryeministri’: Inaguroi të njëjtën fermë dy herë

205
0
Shares

Teksa zhvillimet politike jane ne nje moment te nxehte, me diskutimet qe vazhdojne per reformen zgjedhore, kreu i opozites nga ana tjeter nuk i ndal takimet me bizneset.

Kete here, fokusi i Bashes, jane agrobizneset, per te cilat thote se nuk kane ate zhvillim qe pritej, pasi sipas Bashes, subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij.

Ketu Basha veren dhe nje detaj qe ndoshta shume nuk u ka bere pershtypje. Basha thote se Rama ka peruruar te njejten ferme me te vitit te kaluar, e cila ndodhet ne Divjake.

Është e qartë seasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së”,-shkruan Basha.

RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin

Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t'i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 3 juin 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY