DETAJE/Policia me ‘dorë të hekurt’, arrestohen 15 persona në Tiranë

DETAJE/Policia me ‘dorë të hekurt’, arrestohen 15 persona në Tiranë

214
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 15 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim, si edhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë.

Policia bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. G., 42 vjeç, i cili është kapur në flagrancë duke i dhënë një sasi lënde narkotike të dyshuar heroinë, shtetasit J. Gj. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. G. u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi J. Gj.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, i shtetasit E. C., 30 vjeç, si edhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 23 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, për arsye verifikimi.

-Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Gj., si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur R. Gj., 17 vjeç, pasi në zonën e Institutit Bujqësor, kanë goditur për shkak të detyrës faturuesin e OSHEE-së dhe i kanë thyer atij aparatin matës.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 39 vjeç, pasi, për motive të dobëta dhe në prezencë të dy fëmijëve të mitur, ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 37 vjeç, sepse në rrugën ”Ramazan Gaxherri”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. L., 22 vjeç, A. D., 33 vjeç, A. K., 21 vjeç dhe V. C., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-D. D., 33 vjeç, E. M., 26 vjeç, R. I., 65 vjeç, P. K., 58 vjeç dhe T. T., 32 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi E. O., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë“.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY