NASA sjell foton e mrekullueshme: Një tornado në liqenin e Shkodrës

NASA sjell foton e mrekullueshme: Një tornado në liqenin e Shkodrës

174
0
Shares

Një tornado në mes të një liqeni. Ky fenomen i mrekullueshëm i publikuar nga NASA nga hapësira nuk është gjë tjetër veçse një efekt optik i krijuar nga sedimentet që formojnë Skadarin, liqenin e Skadariit (Sshkodres) në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe ky është liqeni më i madh në gadishullin Ballkanik.

Efekti, që krijohet nga diversiteti i sendimeneteve që krijohen në shtratin e liqenit që ndodhet nën nivelin e detit, i tërhoqi vëmendjen një astronauti që ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Shkëmbinjtë përreth liqenit gërryhen lehtë. Gëlqerorët, dolomiti dhe karbonatet e tjera kanë formuar sedimente të lehta dhe të errëta gjatë shekujve që kanë krijuar vorbullën në qendër të ujit. Një nga burimet kryesore të këtij fluksi të sedimenteve është lumi Moraca i cili ngrihet nga mali Rzaca.

Për të mbrojtur këtë bukuri, Mali i Zi ka shndërruar pjesën perëndimore të liqenit në një park kombëtar dhe Shqipëria ka shpallur pjesën e saj si një rezervë natyrore. Përpjekjet janë bërë gjithashtu për të mbrojtur faunën vendase, mikroorganizmat dhe jetën ujore, të testuar rëndë nga veprimtaria antropike.

Burimi: LA STAMPA/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY