Ish-deputetja Jorida Tabaku shpjegon se si kryeministri Edi Rama, sipas saj, po perpiqet te kape dhe institucionin e vetem qe eshte i pavarur. Behet fjale per KLSH.
Ish-deputetja thote se po kthehemi fiks ne vitet e meparshme, ndersa shkruan se Projektligji i ri që i merr kompetencat presidentit duke ia kaluar qeverisë dhe parlamentit (pra, Ramës) per te caktuar kreun e KLSH duke qenë në shkelje të qartë të kushtetutës eshte dhe uzuprim i kompetencave të Presidentit.
“Kjo ka qenë motoja bolshevike që Rama dhe oligarkia ka adaptuar në Shqipëri që nga shtatori 2013. Kanë punuar kundër kushtetutës, shqiptarëve dhe Shqipërisë duke uzurpuar çdo pushtet dhe institucion të pavarur”,-shprehet Tabaku.
Sipas ish-deputetes, Rama i ka hedhur sytë nga KLSH, një institucioni të pavarur që i ka treguar shqiptarëve dhe mbarë botës vjedhjet prej 7.2 mld euro të qeverisë Rama.
Sipas saj, ai eshte i vetmi institucion qe ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ tek tenderat, që ka treguar se taksat e rritura janë vjedhur, se korrupsioni sot ka kapur nivele alarmente dhe na rendit në vendet me korrupsionin më të lartë.
“Luajtën te gjithë gurët që drejtësinë ta kontrollojnë përmes 7 ligjeve antikushtetuese të vettingut dhe artificave të tjera. Pasta iu vërsulën prokurorisë duke emëruar një agjent partiak, të njëjtën gjë donin ta bënin dhe me Gjykatën Kushtetuese madje dhe me pronat e shqiptarëve. Vazhduan me anetarët e këshillit mbikeqyrjes të BSH, agjensinë e mbikqyrjes financiare, autoritetin e konkurencës, AMA e çdo institucion që deri dje ruante balancën dhe kontrollin mbi ekzekutivin“,-mbyll reagimin e saj ish-deputetja.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/