Rikthehen fluturimet ndërkombëtare me linjën e njohur ajrore, publikohen destinacionet

Rikthehen fluturimet ndërkombëtare me linjën e njohur ajrore, publikohen destinacionet

193
0
Shares

Turkish Airlines do të rifillojë fluturimet ndërkombëtare me gjashtë vende evropiane më 18 qershor.

Vendet përfshijnë Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Hollandën, Danimarkën dhe Suedinë, sipas një deklarate nga transportuesi me i madh i Turqisë të martën.

Pas dy muajsh të kaluar larg nga qielli, marka jonë globale po përgatitet për epokën e re duke u koordinuar me autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare,” thane ata.

Fluturimet u pezulluan në 28 mars per shkak te koronavirusit. Fluturimet do të lidhin 16 qytete evropiane me 14 qytete turke.

Transportuesi do të ofrojë shërbim në Mynih, Berlin, Frankfurt, Stuttgart, Dusseldorf, Hamburg, Këln dhe Hannover në Gjermani; Cyrih, Gjenevë dhe Bazel në Zvicër; Vjena dhe Salzburgu në Austri; Amsterdam, Hollandë; Kopenhagë, Danimarkë; dhe Stokholm, Suedi, duke u lidhur me qytetet turke të Antalya, Ankara, Gaziantep, Adana, Dijarbakir, Ordu-Giresun, Elazig, Samsun, Hatay, Kayseri, Trabzon, Izmir, Konya, Mugla (Bodrum-Dalaman).

Transportuesi gjithashtu do të fillojë pesë rrugë të reja këtë verë – Basel-Gaziantep, Hanover-Dijarbakir, Salzburg-Ordu / Giresun, Frankfurt-Elazig dhe Amsterdam-Kayseri.

Linja ajrore njoftoi më herët se do të rifillojë fluturimet e brendshme këtë të enjte, 4 qershor.

Nderkaq dhe Austria nis fluturimet nga 15 qershori, kryesisht udhetime ne Evrope.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY