FOTO/Heshtja për përdhunimin e 15-vjeçares, të rinjtë demokratë protestë tek Ministria: Besa...

FOTO/Heshtja për përdhunimin e 15-vjeçares, të rinjtë demokratë protestë tek Ministria: Besa të japë dorëheqjen

148
0
Shares

Forumi Rinor i Partisë Demokratike protestoi sot dhe kërkoi dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Besa Shahini. Shkak i protestes eshte bere heshtja për ngjarjen monstruoze të përdhunimit dhe keqtrajtimit më pas të një vajze të vogël në shkollë nga roja i shkollës.

Disa të rinj protestuan para Ministrisë së Arsimit me foton e Ministres Shahini dhe me slloganin “Heshtja është abuzim për së dyti”.

Me këtë protestë për dorëheqjen e Ministres së Arsimit të rinjtë demokratë tregojnë solidaritetin menxënësit dhe studentët për të denoncuar së bashku gjendjen katastrofike të sistemit arsimor.

Ajo mbahet përgjegjëse për braktisjen sistemit arsimor dhe rritjen e pasigurisë për fëmijët në shkolla. FRPD vlerëson se, për shkak të politizimit të skajshëm të drejtorëve dhe shumë mësuesve dhe mbrojtjes së tyre nga partia në pushtet, shkollat janë shndërruar në strehë e bullizmit, abuzimeve, paligjshmërisë dhe papërgjeshmërisë. Zinxhiri përgjegjës, që nga drejtori dhe deri tek policia ka dështuar, sepse ata japin llogari përpara partisë në pushtet, e cila synon fshehjen e fenomeneve të rënda në sistemin arsimor.

Drejtuesit arsimorë janë të fokusuar tek tenderat dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi para qytetarëve për ngjarjet skandaloze që po ndodhin në shkollat tona. Sot, prindërit dhe nxënësit janë të braktisur nga kjo qeveri, e cila, sa herë përballet me llogaridhënien hesht dhe shmanget”,-thone te rinjte e FRPD ne reagimin e tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY