Zaida Cela padit drejtorin e Policisë, Ardi Veliu

Zaida Cela padit drejtorin e Policisë, Ardi Veliu

252
0
Shares

Zaida Çela, nëna e 15 vjeçarit të rrahur nga policia, paditi sot kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Drejtori i policisë publikoi një video të Zaidës me armë ndërkohë që ajo po aktronte në një film shqiptar pak vite më parë.

Objekti i padisë është shpërblim dëm–jo pasuror të shkaktuar paditëses, nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë.

Pak ditë më parë, në përgjigje të pyetjes rreth dhunës që policia ushtroi ndaj 15-vjeçarit, Sarandi Çobo, drejtori i Policisë së Shtetit publikoi një video të nënës së tij, ku tha se ajo po mbante një armë në dorë.

Pas kësaj reagoi vetë  Zaida Çela, e cila tha se video ishte skenë e një filmi ku ajo kishte marrë pjesë, ndërsa paralajmëroi edhe padi ndaj Veliut për dëmtim imazhi.

Publikimi nga e Velit shkaktoi një reagim masiv në rrjetet sociale ku u kërkua largimi i tij nga drejtimi i policisë. Ka ndërhyrë edhe Kryeministri Rama në debat i cili refuzoi shkarkimin duke theksuar se familja ka ndikim në edukimin e fëmijës.

Zaida Cobo1

zaida 7

zaida cobo 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY