Shehaj: Prokuroria te hetoje edhe Edi Ramen per skandalin e Sinanit me...

Shehaj: Prokuroria te hetoje edhe Edi Ramen per skandalin e Sinanit me biznesmenin turk

134
0
Shares

Miku i Ramës, Sinan Idrizi rrezikon 10 burg ne Turqi, transmeton sot Ish deputeti Agron Shehaj, nderkaq ka kerkuar qe prokuroria shqiptare të hetojë kryeministrin

“Sinan Idrizi është një mashtrues dhe ndoshta riciklues parash të pista. Këtë tashmë e ka vërtetuar prokuroria turke e cila sapo ka kërkuar dënimin e tij me 10 vjet burg për mashtrim miliona eurosh. Biznesmeni turk, që filloi hetimin duke kallzuar Idrizin, ka përfshirë në skemë edhe kryeministrin Edi Rama”, thote Agron Shehaj.

Ne vijim ai thote se duhet që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e Edi Ramës në skemën mashtruese për shitjen e GFI. Prokuroria duhet gjithashtu të hetojë se si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania.

“A është ai fasada pas aksionerit e pronarit të vërtetë, Edi Ramës në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania?

Këto pyetje duhet të marrin përgjigje menjëherë!“, thote Agron Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY