“Urdhërat e Ramës për t’i falur mikut të tij bregdetin e Jalit”,...

“Urdhërat e Ramës për t’i falur mikut të tij bregdetin e Jalit”, Ish-deputetja zbulon çfarë fshihet pas dorëheqjeve në Kadastrën e Vlorës

462
0
Shares

Kane bere bujë dorëheqjet e njëpasnjëshme në Kadastrën e Vlorës, kur me e fundit ndodhi vetem diten e sotme.

Doreheqja e fundit erdhi vetem pas dy ditesh nga emerimi, dhe shkaqet e largimit te drejtoreshes ende nuk behen me dije.

Lidhur me kete ngjarje ka reaguar partia demokratike permes Nada Meçorapaj, ish-deputetes nga kjo zonë. Kjo e fundit shprehet se ngërçi me kete institucion vjen nga deshira dhe urdherat e kryeministrit per te grabitur bregdetin e Jales dhe jo vetem.

Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.

Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave. Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese.

As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit”,-shprehet ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY