Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

John Mc Cain anullon mbështetjen për Donald Trump

09/10/2016
John Mc Cain anullon mbështetjen për Donald Trump
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ruben Avxhiu

Krizë dhe revoltë në Partinë Republikane, pas zbulimit të regjistrimit me fjalë të ndyra të kandidatit për president

Partia Republikane është praktikisht në krizë, me udhëheqjen që gjendet e bllokuar mes kandidatit Donald Trump që refuzon të tërhiqet nga gara presidenciale dhe figura kryesore të partisë që po kërcënojnë se do të dalin hapur kundër tij.

Vetëm pak më parë, Senatori John McCain tërhoqi publikisht mbështetjen e tij për Donald Trump. Ndonëse kandidati e kishte fyer publikisht gjatë garëns në parti, McCain kishte thënë se partia duhet të bashkohet rreth kandidatit të saj.

Kjo nuk është më në fuqi sot.

“Nuk ka asnjë justifikim për komentet fyese dhe poshtëruese për gratë nga Donald Trump”, tha veç të tjerash John McCain, në deklaratën e tij, duke shtuar se “kurrë nuk duhet të viktimizohen femrat në këtë mënyrë sjellje të padenjë. Përgjegjësia për këtë sjellje i takon vetëm atij dhe vetëm ai duhet të vuajë pasojat e saj”.

McCain shtoi se bashkë me gruan e tij kanë vendosur që të mos votojnë për Trump, në nëtor dhe as për Hillary Clinton. “Në vend të tyre do të shkruajmë në fletën e votimit, emrin e ndonjë republikani të denjë konservator”, tha senatori McCain.

Donald Trump: As që e kam ndërmend të tërhiqem!

Trump ende gëzon mbështetjen e kryetarit të partisë, Rience Priebus dhe kryetarëve të shumicës republikane në Kongres, Paul D. Ryan në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatorit Mitch Mc Connell në Senatin Amerikan.

Mirëpo ata ndodhen gjithnjë e më shumë nën presionin e një numri në rritje kongresistësh që kanë kërcënuar se do të dalin hapur kundër kandidatit të tyre nëse partia nuk e bind që të tërhiqet nga gara.

Sipas një teorie e cila ka qarkulluar qysh mbrëmë, Donald Trump do të tërhiqej duke lënë zëvendësin Mike Pence që të kandidonte për president.

Pence doli mirë në debatin televiziv dhe me një zëvendës të ri si Paul Ryan do t’ia përmbyste epërsinë kandidates Hillary Clinton në zgjedhje.

Mirëpo, sipas ligjit, që të zëvendësohet, Donald Trump duhet ose të japë dorëheqjen nga gara ose të vdesë. Dhe si u shpreh me shpoti dje, një republikan, Trump e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë nga këto të dyja.

“Nuk do tërhiqem kurrë. Nuk jam tërhequr kurrë në jetën time”, tha Trump sot në mëngjes duke folur me telefon me një gazetar nga “Washington Post”. “Nuk kam si dal nga një garë ku kam kaq mbështetje të jashtëzakonshme”.

Ja kush janë rebelët që po kërkojnë dorëheqjen e Donald Trump

Mirëpo, revolta nuk mund të injorohet. Ndonëse është shpejt për të matur reagimin në anketime, në radhët e ligjvënësve republikanë, ikja ka nisur.

Senatori John Thune nga South Dakota, tha sot se: “Donald Trump duhet të tërhiqet dhe Mike Pence duhet të jetë kandidati ynë, nisur që nga ky moment”.

Senatori Mark Kirk, një nga më të njohurit për shqiptaro-amerikanët, e ka anulluar mbështetjen e tij qysh në qershor, ndërsa dje bëri thirrje që Trump të tërhiqet, në mënyrë që partia të zbatojë rregullat e zëvendësimit në rast urgjence.

Senatori Mike Lee, një nga të paktët që ende po heshtëte për kandidaturën e Trump bëri thirrje pod je që ai të dalë nga gara dhe që konservatorët të gjejnë një kandidat të ri.

“Ajo që kam menduar sot vazhdimisht është që nëse dikush do të fliste me atë gjuhë për gruan time, për vajzën time, për pesë motrat e mia, si ka folur zoti Trump për gratë, nuk do ta punësoja kurrë atë njeri. Nuk do të doja as të kisha lidhje me këtë lloj njeriu”, tha Senatori Lee. “Dhe padyshim nuk do të ndihesha mirë që të punësoja atë njeri si udhëheqës të botës së lirë”.

Qysh të premten në darkë, kongresisti Jason Chaffetz, që si Lee, është gjithashtu nga Utah, u bë kongresisti i parë që tërhoqi publikisht mbështetjen e tij për Trump si kandidat për president.

“Nuk do të votoj për të”, shkroi në Tuitër Senatorja Kelly Ayotte nga New Hampshire.

Senatorët që duan që Trump të ikë janë: Mike Crapo (Idaho), Ben Sasse (Neb.) dhe Jeff Flake (Ariz.), po kështu edhe kongresistët Mike Coffman (Colo.), Joe Heck (Nev.), Bradley Byrne (Ala.), Scott Garrett (N.J.), Charlie Dent (Pa.), Chris Stewart (Utah), Fred Upton (Mich.), Ann Wagner (Mo.) dhe Rodney Davis (Ill.).

Ish kandidatët për presidentë George E. Pataki, Carly Fiorina dhe Jeb Bush gjithashtu kanë dënuar kandidatin.

A mund të vijojë fushata e tij tani, pas kësaj revolte në rritje dhe si mund të ndikojë kjo për Partinë Republikane, janë ndër çështjet që do të debatohen në orët dhe ditët e ardhshme.

Nesër, është debati i dytë me Hillary Clinton dhe një zot e di se çfarë mund të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.