Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacion në Vlorë, 32 vjeçares nga Belshi i zbulohet makina plot me drogë

02/06/2020
Kapet sasi e madhe droge në Shkodër, 4 të arrestuar, policia jep detajet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Vlorës sekuestroi 274 kilogram lëndë narkotike të llojit kanabis duke arrestuar edhe transportuesin e saj.

Operacioni u zhvillua në rrugicat e qytetit ku agjentët kanë parë një makinë, e cila dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike. Menjëherë pas ndërhyrjes në të janë sekuestruar 27 kilogram kanabis.

Policia arrestoi edhe një 38 vjeçar në banim në Tiranë si edhe një 32 vjeçare me banim në Belsh.

Njoftimi i plotë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 27 kg cannabis sativa, vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur që në një nga rrugicat e qytetit të Vlorës të lokalizohej automjeti i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike dhe falë ndërhyrjes në kohë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. J., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F. D., 32 vjeçe, banuese në Belsh, Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Voslkëagen” me drejtues shtetasin E. J. dhe pasagjere shtetasen F. D., Policia gjeti në bagazh dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 27 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën këta shtetas do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të shtetasve E. J. Dhe F. D., për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Tags: arrestBelshdrogeGRUAJAmakine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.