Ministrja reagon dhe gjen kohë të kritikojë median: Përgëzime nxënësve që denoncojnë...

Ministrja reagon dhe gjen kohë të kritikojë median: Përgëzime nxënësve që denoncojnë rastet, do dyfishojmë psikologët

278
0
Shares

Duhet të ndodhnin disa ngjarje te renda qe te terhiqej vemendja e ministres se Arsimit, Besa Shahini. Kjo e fundit ka reaguar ne rrjetet sociale permes nje video, duke folur per rastet e dhunes dhe abuzimit seksual qe ka ndodhur me nxenes shkolle.

Ministrja pergezon nxenesit per kurajon qe denoncojne dhe thote se vetem kjo eshte menyra per ti denuar keto dukuri te rrezikshme, pasi ajo vete me instancat neper shkolla nuk mundet te nuhase te tilla ngjarje, por si zakonisht lihen derisa shperthejne si flluska.

Në lidhje me këtë, ajo shprehet se “shkolla duhet të shndërrohet në një hapësirë të sigurt, ku nxënësi ndihet që mund të denoncojë dhunën që e ka përjetuar, apo të paraqesë çfarëdo shqetësimi që ai mund të ketë”. “Kjo është arsyeja”, shprehet Shahini se pse para disa muajve ka filluar edhe zbatimi i politikës për shndërrimin e shkollës në një hapësirë të sigurtë.

Përgëzoj nxënësit që gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, si hapi i parë dhe i domosdoshëm për të luftuar bullizmin dhe dhunën. Politika “shkolla si hapësirë e sigurt” do të ndihmojë në këtë drejtim. Por, duhet bashkëpunim i të gjithëve për të ndryshuar kulturën patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave.

Publiée par Besa Shahini sur Lundi 1 juin 2020

“Do të dyfishohet numri i psikologëve dhe punonjësve socialë përmes një riorganizimi të stafit arsimor që tashmë ka filluar. Ata do të trajnohen për çështjet gjinore dhe për çështje të ngacmimit dhe abuzimit seksual, në mënyrë që të adresojnë këto tema të ndjeshme sa më mirë që të jetë e mundur në shkollë”, thekson ajo në video-mesazh.

Ministrja Shahini kërkon edhe bashkëpunimin e medias, si një lojtar kyç në raportimin në mënyrën më të mirë dhe më të ndjeshme në rastet e dhunës kundër grave e vajzave, apo abuzimit seksual dhe ketu nuk i shmangi kritikat, pasi sipas saj, fajin e kane mediat. Po te mos ishte per median dhe berien publike te rastit, me ruajtjen e privatesise ne kete rast, do te ishte shume e veshtire te merreshin denime.

Rasti i ngacmimit seksual ne shkollen ne Paskuqan ka ndodhur prej nje kohe te gjate duke perfshire ketu dhe shantazhimin dhe lenien ne harrese nga shkolla dhe pse te gjithe e dinin rastin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY