Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kthyer përgjigje brenda ditës lidhur me kontrollin e pasurive të tre kandidatëve që u rrëzuan në Strasburg për Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Institucioni që do të ketë rol kryesor në zbatimin e ligjit të Vettingut u rrëzua në provën e parë si institucion i besueshëm dhe i pandikuar nga qeveria duke qenë ndërkohë pjesë e dosjes së Strasburgut për shkeljen e procedurave dhe standardeve të përzgjedhjes së gjykatësve.
Më 5 gusht qeveria i kërkon Inspektoriatit verifikimin dhe, ILDKP tregon aftësitë befasuese me kthimin e përgjigjes kaluese për aplikantët brenda ditës, sipas abc news.
“Nëpërmjet letrës me numër protokolli 3434/1 të datës 05.08.2016, ILDKPKI ka bërë të ditur se aplikuesit nuk kanë asnjë problem me deklaratata e tyre të interesave personale, mungesa e ligjshme e burimeve financiare, bllokim apo ngrirje pasurie, deklarime të rreme të interesave personalë apo konflikte interesi. Gjithashtu formulari i vetëdeklarimit siguron integritetin e personave që janë zgjedhur, caktuar apo që po kryejnë funksione publike”.
Kështu ai që qeveria e ka argumentuar si vetting përmes ILDKPI dhe formularëve të vetëdeklarimit nuk e ka bindur Këshillin i Europës.
Në dokumentin e rregullave dhe të procedurave që shtetet duhet të zbatojnë në përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut, thuhet se procesi i nominimit duhet të reflektojë parimet dhe procedurat demokratike, të transparencës dhe mosdiskriminimit. Në mungesë të ndershmërisë, transparencës dhe të një procedure kombëtare konsistente të përzgjedhjes Asamblea do ta kthejë mbrapsht listën.
Ina Ramës, Genti Ibrahimit dhe Sokol Berberit nuk iu dha mundësia e intervistës dhe argumenti është procedurë në shkelje të standardeve të Këshillit të Europës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/